Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit pohoi se i vendit i duhej një presidenti “normal”.

“I uroj suksese në këto përpjekje për t’i rritur dinjitetin parlamentit siç ja ka shtuar prej vitesh bashkive, siç ja ka shtuar dhe drejtësisë e sidomos tani presidenti pas zgjedhjeve të 25 prillit, kur kjo mazhorancë e ka mundësi të kapë edhe këtë institucion. Une jam zgjedhur President me propozim te socialisteve. Ka qene insistim i vete z.Rama qe ne kushtet kur PD refuzoi oferten qe te merrte Presidentin, kete detyre e mora me bindje per te shpetuar institucionin e Presidentit nga ilegjitimiteti. Ka qene nje zgjedhje e imponuar nga rrethanat dhe uroj ta kem kryer me pergjegjshmeri te larte kete detyre.

Jam shume krenar per gjithcka kam bere keto vite.
Midis pushtetit dhe demokracisë unë zgjedh të mbaj premtimin që kam bërë kur jam zgjedhur President, unë jam për demokracinë. Zgjedhja ime si President i Republikës ka qenë në atë kohë e detyruar, edhe nëse nuk do ishim në këto kushte nuk do doja një mandat të dytë për President.
Jam shumë krenar për këto që kam bërë gjatë këtyre pesë vjetësh.
Zgjedhjet e mia i bëj me bindje dhe jo i detyruar nga faktor të tjerë të jashtëm.”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: