Ardit Krymi është pranë kthimit në Kategorinë Superiore. Mesfushori shkodran, ka pranuar në një intervistë për emisionin “Panorama Sport” në :Panorama TV”, se është shumë pranë kthimit përsëri në vendin tonë, një vit pas largimit.

Një kthim i diktuar nga situata e Shakhtor Soligorsk, ku aktivizohet futbollisti shqiptar në Bjellorusi, klub i cili u dënua me heqjen e titullit kampion që fitoi si dhe zbritjen e 35 pikëve në klasifikim, si pasojë e një hetimi për trukime ndeshjesh. Kështu, Krymi mendon të kthehet përsëri në Shqipëri, ku sipas tij, ka vetëm një skuadër ku mund të luajë dhe kjo është arsyeja pse ka refuzuar një ofertë të mirë të Tiranës.

“Ka qenë një gjashtëmujor shumë i mirë dhe jemi drejt mbarimit të fazës së parë. E nisëm mirë kampionatin, çdo gjë ishte mirë, derisa erdhi ai dënim dhe tani na penalizoi me pikë. Por kemi bërë mjaftueshëm që t’i largohemi fundit.

Kampionati nis në mars për shkak të klimës këtu, kemi bërë një gjë shumë të mirë, jemi në rrugën e duhur dhe duhet t’i largohemi fundit se Shakhtjor është mësuar që të luajë vetëm për vendet e para, meqë është ekipi kampion. Por kështu është futboll, do të bëjmë maksimumin.

Kur erdha në fillim, po bëhet një vit dhe sa u ambientova e zura vendin. Nuk marr vesh nga këto, na erdhi si papritur gjithë kjo gjë. Kur mendoj që ishte viti i duhur që të jepja çdo gjë nga vetja, na erdhi si e papritur se nuk dihej se si shkonin gjërat. Mendoj se deri tani kemi bërë mirë.

Ishte fati që para dënimit të kishim 10 pikë, na dhanë dënim të rëndë, 35 pikë, shumë i rëndë për skuadrën. Kemi bërë disa fitore që na kanë ndihmuar që t’i ikim fundit dhe do ia dalim se kemi ekip shumë të mirë.

Ky është një klub shumë profesionist, që investon shumë te futbolli, kam mësuar shumë prej vitit të kaluar se është profesionalizëm shumë i madh dhe ia ka vlejtur shumë. Kushtet janë shumë më të mira se në Shqipëri, të bëjnë të ndjehesh një futbollist, këtu hedhin shumë para, duke filluar te baza, fushat e veta e çdo gjë. Kjo të bën të ndjehesh shumë mirë.

Për shkak të situatës e ka menduar disa herë largimin, jam në kontakte me disa klube, por në Shqipëri e kam thënë që të luaj vetëm me Vllazninë, do ta shohim gjatë javës.

Është e vërtetë që më ka kontaktuar Tirana, ka kontaktuar menaxherin tim. Por e kam theksuar dhe e theksoj se nëse kthehem, do të kthehem vetëm te Vllaznia, ekipi i zemrës. Nuk ka të bëjë kushtet financiare, ato ishin shumë të mira. Në radhë të parë jam tifoz i Vllaznisë, është çështje zemre më tepër, falënderoj tifozët e Vllaznisë për mesazhet që kam marrë.

A është hap mbrapa kthimi te Vllaznia? Varet se si shkojnë gjërat, unë mendoj se kush bën hap mbrapa kur kthehet në shtëpi? Varet si shkojnë gjërat, nëse jam gati, e kam thënë disa herë, edhe nuk mendoj se është hap mbrapa.

Çdo futbollist lufton që të ike jashtë, kushtet janë shumë të mira, i vlejti, por fati ishte që u dënua ekipi dhe kishte sanksione.

A gabova me zgjedhjen? Jo, nuk e mendoj se kam ardhur në një kub shumë të mirë profesionist, mendoj se kam bërë gjënë e duhur.

Është e vërtetë që jam në bisedime për kthimin te Vllaznia, po merret menaxheri, mendoj se gjatë javës do të zgjidhet kjo gjë. Me sa kam parë po bëjnë një projekt të ri, ka shumë ndryshime dhe kjo do kohën e vet. Por do shihet me kalimin e javëve, se do kohë, të njihet ekipi e ambientohet, përderisa kanë menduar drejtuesit, i duhet lënë kohë që të përshtaten.

Mendoj që këtë javë do të vendoset çdo gjë, nuk kam vendosur për të ardhmen”, tha ndër të tjera Krymi në fjalët e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: