Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë të dhënë sot për Financial Times, ka thënë se vendi i tij nuk do të rrezikojë interesat e saj kombëtare duke iu bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Perëndimi në vijimësi ka bërë presion ndaj Beogradit që të marrë masa kundrejt Moskës, pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

Vuçiç deklaroi se Serbia nuk do të zgjedhë anë pavarësisht thirrjeve nga Bashkimi Evropian që Serbia, si shtet kandidat për anëtarësim në bllok, të harmonizojë politikat e saj të jashtme me të Brukselit, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

“Ka bisedime për zgjedhje të një ane. Jo, ne kemi anën tonë. Ana jonë janë interesat e Serbisë. Nëntëmbëdhjetë shtete të NATO-s na bombarduan më 1999 dhe vendosën sanksione ndaj nesh”, tha Vuçiç.

Vuçiç shtoi se Serbia do të vendosë nuk sanksione ndaj askujt, sepse nuk beson se sanksionet do të ndryshonin diçka.

“Ju mund t’i bëni presion dhe ta detyronin Serbinë, por ky është mendimi ynë”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb