Në Ditën Botërore të HIV, në redaksinë e News24 dhe BalkanWeb ka mbërritur një denoncim i fortë. Familjarët kanë denoncuar se në Spitalin QSUT, është kontaminuar me HIV djali i tyre 1 vjeç.

Vogëlushi sipas familjarëve nuk është marrë në trajtim nga mjekët shqiptarë, që nuk i ka ndihmuar në këtë situatë, por kanë gjetur zgjidhje në një vend fqinj, që për momemtin nuk duan ta bëjnë publike.

Familjarët shprehen të sigurt që kontaminimi i të miturit me virusin ka ndodhur pranë QSUT, pasi ata në analizat e kryera në laboratorët në Gjermani kanë rezultuar negativë.

Ngjarjen ato e cilësojnë tepër të rëndë dhe nënvizojnë se nuk kanë gjetur zgjidhje nga autoritetet shqiptare, ndërsa shprehen se nga kjo situatë u është shkatërruar jeta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: