FIER

Zjarr në një stallë në lagjen Sheq i Madh në Fier. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se stalla ku ndodheshin bagëtitë, lopë e pula ka marrë flakë paraditen e sotme duke shkaktuar dëme të mëdha materiale për familjen fermerë Martini.

Një lopë, shumë pula dhe 1000 dengje bari janë djegur nga flakët e zjarrit ndërkohë që janë rrezikuar dhe bagëtitë e tjera.
E zonja e shtëpisë, Sadije Martini dhe vajza Marsela që prej disa orësh luftuan me flakët për të shpëtuar bagëtitë shprehen se kërkojnë ndihmë nga shteti pasi kjo është hera e dytë që digjen.

“Na gjeti hataja. Jetojmë me lopët përditë. Me fëmijë e me burrë. Dëme të mëdha. 1000 balla jonxhe, qen, mace, pula, zogj, më the e të thashë. 7 muaj kam që u dogja e u përvëlova. Mu dogjën 7 lopë brenda”, thotë Sadija.

Banesa e tyre ndodhet pranë hambarit por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz pasi nuk ka pasur njeri në shtëpi kur kanë rënë flakët. Ato kanë pësuar disa lëndime të lehta. Në vend ka shkuar edhe policia që po heton për rrethanat e kësaj ngjarjeje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: