Kryetari i LDK, Myslim Murrizi ka sulmuar hapur mazhorancën në Kuvend për inaugurimet e fundit gjatë fushatës dhe për pasuritë e tyre.

Murrizi thotë se krerët e mazhoranës apo të PS po bëjnë si bamirës të mëdhenj, ndërkohë që janë shqiptarët që paguajnë për investimet e tyre.

Ai madje pyet deputetët nëse janë trashëgimtarët e Rockfeller, apo nipat e Berluskonit. Po ashtu Murrizi i sfidoi hapur të deklarojnë pasuritë, dhe në rast se atij vetë i dalin më shumë se çfarë ka deklaruar atëhere do ua japë të varfërve.

 

”Me njëri tjetrin keni luajtur kungulleshkash. Na hapët barku. Nga i gjetët paratë ju? Na hapët barkun, se ju sheh në TV vara vinga, tre katër me FB live.

Pse paratë tuaja janë këto? 4 miliardë euro derdhin shqiptarët indirekt, dhe bizneset direkt në arkën e shtetit. Ju bamirës të mëdhenj, inspektoni tunele. Ju me çantë 6 mijë euro në krah, dhe deklaron të ardhura 2 milion lekë, ku i gjetët ju lekët?

Kush jeni ju trashëgimtarët e Rockfellet? Apo nipërit e Berluskonit? I bëjnë shqiptarët ato, që paguajnë kudo që blenë. Që paguajnë çmimet më të larta në Europë, se në rajon po e po.

Bëni sikur po bëni bamirësi me paratë ë shqitparëve, aeroporte, rrugë, Lungomar e Lungomare. Ftoni ILDKPI t’ju bëjë publike pasuritë. Nëse mua më dalin më shumë se ato që kam deklaruar, ja bëj hallall atyre të varfërve, e jo shpirtzinjve.”- tha Murrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb