Shumica e grave në Mbretërinë e Bashkuar, thonë se janë injektuar me gjilpëra në klubet e natës dhe kur janë ngritur të nesërmen, nuk kanë mbajtur mend asgjë.

Policia në Nottinghamshire, Ëest Yorkshire dhe Skoci kanë marrë të gjitha raporte për injeksione dhe po hetojnë incidentet.

Një burrë 20-vjeçar në Nottingham është arrestuar dhe u lirua me kusht në lidhje me një raportim të një incidenti me gjilpërë më 16 tetor.

Zara Owen, një studente e vitit të parë në Universitetin Nottingham, tha për The Independent se ajo humbi ndjenjat gjatë një festimi në klub nate dhe u zgjua me një “gjurmë” në këmbën e saj, e cila i shkaktonte dhembje të madhe.

Një 19-vjeçare në Nottingham, që nuk donte t’i përmendej emri, tha se ndjeu “një pickim në pjesën e pasme të krahut të saj” para se t’i bie të fikët ndërsa po festonte në klubin e natës në Nottingham.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb