Luciano Spelletti ishte i pari që shpiku një rol të ri për Marcelo Brozovic, duke e vendosur përpara mbrojtjes. Conte kërkonte Kante në atë rol, për në fund punoi me kroatin. Simone Inzaghi në vitin e tij të parë tek Inter krijojë një varësi të pa parë ndaj kroatit, por këtë sezon statusi i Brozovic ka ndryshua. Dëmtimet e shumta të kroatit kanë detyruar stafin e Inter të gjejnë zgjedhje alternative.

Marcelo Brozovic 7 1
Marcelo Brozovic 7 1

Ndeshja e fundit e tij si titullar ka qenë me 18 shtator kundër Udineses. Inter bleu Kristjan Asllanin për të zëvendësuar kroatin, por mesfushori kuqezi nuk pati impaktin që të gjithë shpresonin. Inzagjhi pati idenë gjeniale për të vendosur Calhanoglu në rolin e regjisorit duke i krijuar një vend si “mezalle” edhe Mkhytarian, efekti ishte i menjëhershëm në sfidën kundër Barcelonës në “San Siro” ku Calhanoglu realizoi edhe një gol.

Marcelo
Marcelo

Në shtëpinë e Inter nuk pritet më me ankth mungesa e Brozovic, madje edhe pse është gati për të zbritur titullar në sfidën e së dielës kundër Atalanta-s, pasi në dy sfidat e fundit ka fituar minutat e mjaftueshme, kjo nuk është e sigurt. La Gazzetta dello Sport, shkruan se Brozovic nuk është gati në aspektin psikologjik pasi mendja dhe zemra e tij janë prej kohësh me Kroacinë në Botëror.

(BalkanWEB)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: