Oltjon Kolonja alias Oltjon Pula, 39 vjeç, një nga tre të dyshuarit për grabitjen me armë të noterit Thoma Kaçi, në 20 tetor, në Sarandë, kërkon sërish lirinë.

Kërkesa e 39-vjeçarit pritet të shqyrtohet ditën e nesërme, në orën 11:30, në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, të vendosur ndaj tij nga Gjykata e Sarandës.

Ndërkohë, gjykata më parë kishte vendosur mospranimin e kërkesës së Kolonjës për sigurimin e një prove, që ai e dispononte lidhur me ngjarjen.

Kujtojmë se autorët i kërkuan 100 mijë euro noterit, ndërsa e kërcënuan atë me jetë. Ndërkohë, noteri iu kishte dhënë 20 milionë lekë të vjetra që kishte në banesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb