TIRANË

Policia ka arrestuar tre persona pasi akuzohen se kanosën një 36-vjeçar, që t’iu jepte 20 000 euro, për të mos i publikuar materiale filmike intime.

Në kuadër të operacionit “Shtrëngimi” u ekzekutuan urdhrat për ndalimin e shtetasve Arsid Moriqi, 29 vjeç dhe Moisola Shega, 26 vjeçe, si dhe më datë 24.10.2024, u arrestua në flagrancë, duke i marrë paratë 36-vjeçarit, shtetasi Sindrit Spata, 23 vjeç.

Operacioni “Shtrëngimi” erdhi si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, nga Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit e kanë kanosur 36-vjeçarin, që t’iu jepte 20 000 euro, në mënyrë që ata të mos i publikonin fotografi dhe video me përmbajtje intime.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: