Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen së kanë marrë peng një 23-vjeçar nga Maqedonia, ndërsa i kanë kërkuar atij një shumë të madhe lekësh.


Në kuader të operacionit policor të koduar “Lake”, pas hekurva përfunduan shtetasit me inicialet A. Xh., 41 vjeç, dhe S.M., 42 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi: S. E., 50 vjeç, lindur dhe banues në Strugë të Maqedonisë.


Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë shtetasit maqedonas me inicialet D. V., 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh.
Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb