Finalizohet një tjetër operacion policor ndërkombëtar, për lirimin e një personi të marrë peng nga disa persona të tjerë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Pengu”, u zhvillua nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Metropolitan Police dhe asistencën e NCA-së Britanike, u bë e mundur lirimi i një 30-vjeçari shqiptar, që ishte marrë peng në Angli. Policia britanike ka vënë në pranga 7 shtetas shqiptarë dhe vijon operacioni për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

NJOFTIMI I POLICISE

Shkëmbimi në kohë i informacionit bëri të mundur gjetjen dhe lirimin e 30-vjeçarit nga Shqipëria, i cili ishte marrë peng në Angli, nga shtetas shqiptarë te evidentuar si persona me rekorde kriminale ne Angli.

Policia britanike ka vënë në pranga 7 shtetas shqiptarë dhe vijon operacioni për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë marrë informacion se një 30-vjeçar shqiptar, ishte marrë peng në Angli nga persona, me aktivitet kriminal, të cilët kërkonin 400 mijë paund në këmbim të lirimit të tij.

Policia e Shtetit shkëmbeu menjëherë me Policinë Britanike, informacionin e marrë, falë të cilit, Policia britanike zhvilloi operacionin policor të koduar “Pengu”.

Në kuadër të operacionit u bë e mundur gjetja dhe lirimi i personit të marrë peng, i cili tashmë ndodhet i sigurtë pranë autoriteteve policore britanike.

Po në kuadër të operacionit u vunë në pranga 7 shtetas shqiptarë që kishin marrë peng 30-vjeçarin.

Operacioni është në vijim dhe për këtë arsye nuk bëhen publike të dhënat e personit të marrë peng dhe të personave të arrestuar, deri në përfundim të operacionit. Finalizimi i këtij operacioni është rezultat i bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Autoriteteve Ligjzbatuese Britanike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb