Policia e Lushnjës ka arrestuar një person dhe ka proceduar 3 të tjerë, pasi u përfshinë në një sherr me një person.

Ngjarja në fjalë ka si motiv një borxh, që prentohet se ky person ua kishte.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 30 vjeç, banues në Sarandë, si edhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. A., 20 vjeç, K. K., 19 vjeç dhe E. A., 31 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi me vetëgjyqësi, janë konfliktuar fizikisht me një shtetas, për t’i marrë një shumë parash që ky i fundit iu kishte borxh.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e shtetasit të arrestuar K. K., u gjet një armë e ftohtë (dorezë metalike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: