Kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu ka folur lidhur me incidentin e ndodhur me deputetin e PD Edmond Spaho, pasi ky i fundit denoncoi se në takimin e zhvilluar me traktoristët po flitej për vota.

Në kallëzimin e tij, Topçiu thotë se nuk ka bërë asnjë lloj premtimi apo zotimi,  lidhur me problemin e tyre me traktorët, por u ka sugjeruar të drejtohen te Drejtoria Rajonele e Transportit Rrugor Korçë.

“Me vullnetin e tij të lirë kallëzimtari deklaroi: Aktualisht jam me detyrë kryetari i Bashkisë Maliq. Unë jam kandidat për kryetar të Bashkisë Maliq për zgjedhjet e datës 14.05.2023. Sot në datën 12.05.2023 rreth orës 10:00 kam qenë në fshatin Vreshtas, Njësia Administrative Vreshtas, Bashkia Maliq, pasi kisha një takim me mekanizatorët e fermerë të Bashkisë Maliq me qëllim për të trajtuar problemet e tyre në lidhje me bujqësinë si edhe mjete bujqësore për efekti dokumentacioni.

Duke marrë shkas nga problematikat e mëdha të krijuara me vite me regjistrimin dhe pajisjen me dokumentacion të mjeteve bujqësore si dhe nga takimi në Maqellarë e zv. kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe drejtorit të përgjithshëm të Transportit Rrugor për zgjidhjen e këtij problemi po diskutonim me fermerët për zgjidhjen ligjore të tij.

Në këtë moment në ambientin ku ne po zhvillonim këtë aktivitet elektoral ka ardhur deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Edmond Spaho së bashku me disa persona të tjerë duke filmuar me telefon, ofenduar intimiduar mua dhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë takim. Unë si kandidat për kryetar Bashkie nuk kam bërë asnjë lloj premtimi apo zotimi për pajisje me dokumentacionin apo targim të këtyre mjeteve, por vetëm ju kam shpjeguar fermerëve që duhet të drejtohen tek Drejtoria Rajonale e Transportit Rrugor Korçë”, thuhet në kallëzimin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb