POGRADEC

Gjendja ekonomike, kushtet familjare, gjendja e prindërve dhe nevoja për ndihmë duket se janë arsyet që 13-vjeçarja në fshatin Vërdovë të Pogradecit të gjente strehim e mbrojtje në shtëpinë e abuzuesit të saj, një 46-vjeçar.

Babai i vajzës, për të cilin thuhet se vuan nga probleme të shëndetit mendor ka folur për mediat, por “BalkanWeb” ka zgjedhur të mos e publikojë për arsye etike tha se nuk beson se ka pasur abuzim. Ai thotë se autori Blerim Bizgjoni i ka ndihmuar dhe me lekë.

Pas këtyre fjalëve, banorët thonë se familjarët e vajzës nuk janë mirë nga gjendja mendore dhe se autori është një monstër. Ata tregojnë se të dyja familjet janë të ardhura në fshat.

“Familja e vajzës e ardhur. Si njerëz të mirë, fukarallëk. Çupa në shkollë, shkonte atje, ata vinin këtu. Dhe familja e autorit të ardhur nga Rrodokali. Kishim muhabet, flisnim”, shprehet një banor.

“Autori nuk është prej Vërdove. Denoncime i janë bërë autorit, e mbrojnë këta familjarët. Monstër është, mos të jetë fare në fshat. I dalin në mbrojtje familja e çupës, s’janë mirë dhe ata”, tha një tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: