DURRËS


Qytetarë të shumtë të Durrësit ndodhen në këto momente në stadiumin e qytetit “Niko Dovana”, aty ku janë strehuar, pas tërmetit 6.4 ballë Righter që tronditi vendin.


Në prononcimet e tyre për “News 24”, qytetarët deklarojnë se shtëpitë e tyre kanë pësuar dëmtime, kurse shtojnë se ndihma ka, por se ata shpesh ndahen në mënyrë të padrejtë.


Qytetari 1: Natën e kemi kaluar në stadium. Na ka dhënë bashkia një çadër, që as dy vetë nuk i merr. Ne na lënë mbeturinat, ata që teprojnë.

Qytetare 1: Jam nga lagjja 18 nga një pallat që është dëmtuar rëndë. Në komunë na thënë se i ndajmë ndihmat vetë. Duhet të bëhet një organizim më i mirë, që të jetë çdo gjë në vendin e duhur. Të mos abuzojmë me ndihmat, sepse kanë ardhur edhe ndihma. Me një sanduiç e çfarë na japin të mund të jetojmë. Na ka rënë tulla në fytyrë. Unë jam në kat të gjashtë dhe nuk mund të shkoj dot atje. Kam jetuar 70 vjet në atë pallat dhe jetoj pa strehë dhe me këtë traumë. Po vjen bota e na ndihmon e në shqiptarë nuk ndihmojmë njëri-tjetrin. Jemi familje e madhe dhe nuk kemi se ku të rrimë. Ku të shkojmë? Ndihma janë ndarë, por duhet një ndarje më e ndershme.

Qytetarja 2: Më ka rënë çatia dhe është hera e dytë që më godet tërmeti. E kam fotografuar se çfarë pasojash kam. Na kanë dhënë një simite ashtu. Çadrën ma kanë dhënë çadër plazhi. Kërkoj batanije, kërkoj ndihma, jemi në qiell.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb