URA VAJGURORE

Kryedmemokrati Lulzim Basha në bashkëbisedim me fermerët e Urës Vajgurore u ndal te shqetësimet e tyre, ndërsa shpalosi edhe planin  që PD-ja synon ta zbatojë në këtë sektor. Banorët thanë se janë të braktisur nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama pasi nuk kanë pasur asnjë ndihmë.

Pjesë nga bashkëbisedimi:

Fermeri: Qeveria na ka lënë në baltë, jemi të mbytur në borxhe. Si do dalim nga kjo krizë e rëndë

Fermer nga Otllaku: Nuk kemi asnjë të ardhur. As fëmijët nuk i çoj dot në spital dhe shkollë

Lulzim Basha: Kur të dëgjon dikush kur thua këtë hall, me siguri thotë se ku jemi, mos jemi të pushtuar! Po në falt jemi të pushtuar nga një bandë oligarkësh. Unë zotohem se do të jem kështu ulur përherë me ju për tu dhënë zgjidhje dhe të dilni nga borxhet. Do të ulem e t’ju dëgjoj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: