Familjarët e shtetasit Emran Shabaj, i cili u arrestua pasi akuzohej për pengim të procesit zgjedhor, kanë reaguar duke hedhur akuza të forta ndaj policisë. Familjarët e të arrestuarit shprehen se policia i ka dhunuar dhe terrorizuar, duke iu shkuar në banesë që në orët e para të mëngjesit.

Gjyshi i Emranit, Osman Shabaj, ka deklaruar se familja e tij është dhunuar nga policia vetëm se nuk kanë dashur të votojnë. “Nipi nuk ka bërë asgjë dhe është arrestuar pa të drejtë”, është shprehur i moshuari.

Gjithashtu, shtetasja Jetmira Shabaj është shprehur se policia e ka dhunuar atë, duke i lënë shenja në qafë. Të njëjtën gjë pretendon edhe vëllai i të arrestuarit, Bekim Shabaj, i cili sqaron se ndonëse pak ditë mirë ka dalë nga Spitali i Traumës, është dhunuar duke u kapur me forcë në fyt dhe duke rrezikuar që të krijojë sërish komplikacione.

Të revoltuar familjarët e Emranit i quajtën “serbë” efektivët e policisë, të cilët sipas tyre, kanë hyrë në mënyrë skandaloze.

Emran Shabaj është nipi i Fazes Shabes, ish-kryetar i komunës Postribë për shumë vite, nën siglën e PD.

“Kjo nuk eshte raprezalje serbe, edhe pse ngjan si e tille. Eshte policia militante e PUSHT-etit qe po ushtron terror prej mengjesit te sotem ne Postribe, duke mos pyetur as per gra, femije e te semure. Eshte arrestuar i riu Emrah Shabaj e jane shpallur ne kerkim anetari i kryesise se PD Altin Shaba si dhe Ramazan Shaba. Ne stilin serb po perpiqen te gjejne fajtore e te hakmerren per mos hapjen e qendrave ne Postribe! #TerrorSerboKomunist”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb