Nëntorin e kaluar, kur Xhovani Kolela dha një interv istë për “Calciomercato.com”, Partizani i tij ishte në krye të tabelës në Kategorinë Superiore, kampionatin kryesor të Shqipërisë. Pak muaj më vonë, ai titull u fitua dhe ai u bë trajneri i parë italian që ia doli, një arritje që kolegët e tjerë si Agostineli, Sormani dhe Lerda nuk e kishin kompletuar.

Triumfi erdhi vetëm në ditën e fundit me fitoren ndaj Teutës së Durrësit, pas një përballjeje rraskapitëse në gjithë sezonin me rivalët e qytetit, Tiranën. Dy skuadrat grumbulluan 67 pikë, por Partizani mundi të festonte falë avantazhit në përballjet direkte (dy fitore dhe një barazim në katër beteja).

“Ka qenë një vit vërtet i vështirë. I vështirë, sepse mbërrita në gusht, jo në fillim të sezonit. Ishte një ndjekje e vazhdueshme pas njëri-tjetrit me kundërshtarët, në një vend, që nuk është i imi edhe nëse e njoh (në Shqipëri ai kishte stërvitur Apoloninë e Fierit), në një nga kampionatet më të vështira dhe të ngushta të viteve të fundit. Për të dhënë një ide të konkurrencës, skuadra e fundit grumbulloi 32 pikë, ndërsa vendi i tetë, që të çon në “play out”, grumbulloi 40 pikë”, nis trajneri prononcimin e tij.

Kolela, 56 vjeç dhe me një karrierë të gjatë në Serinë C (me eksperiencë të konsiderueshme në Vnçenza, Siena dhe Como), mbërriti te Partizani me një mision të qartë: “Këtu Partizani është si Juve, Milan apo Interi”, tha ai në nëntor. Dhe muaj më vonë ai përsërit, duke kujtuar kohën e tij te Viçenza: “Është një nga ato klube, që me para ose pa para, duhet të jesh një ekip për të fituar. Këta janë ekipe fisnike dhe tifozët kërkojnë gjithmonë të jenë konkurrues. Dhe ti e di se duhet të fitosh. Është një nga ligjet e pashkruara të futbollit”.

Misioni është kryer tashmë, por kur filloi Partizani të besonte në fitoren e titullit?
Ne bëmë një start shumë të mirë, me tre ose katër fitore radhazi. Ndër të tjera, grupi, me pak kohë pune, asimiloi shumë gjëra. Më pas humbëm derbin e parë 2-0. Me Tiranën është ndeshja më e rëndësishme e vitit, rivaliteti i qytetit është i jashtëzakonshëm dhe ata janë pothuajse gjithmonë dy skuadrat më të forta në ligë. Ishte një ndeshje e çuditshme: dominuam, por humbëm 2-0 me një lojtar më shumë se rivalët. Por pikërisht aty kuptova se mund ta luanim titullin. Në mënyrë paradoksale pas kësaj disfate e kuptova se mund të fitojmë.

Nga ana tjetër, humbjet janë shpesh mësuesit më të mëdhenj…
Duhet të nxjerrësh mësime nga çdo ndeshje, nëse fiton apo humbet. Megjithatë, humbjet të bëjnë të mendosh më shumë dhe ky nokaut në veçanti, më dha dimensionin e forcës, që kishim dhe se do të vazhdonim deri në fund. Ne nuk ishim më të fortët, pasi teorikisht ishin një ose dy skuadra më të vlerësuara. Në fund të atij derbi i thashë drejtorit se nuk do të humbisja një tjetër. Në vijim fituam dy, barazuam një dhe morëm titullin në bazë të përballjeve të drejtpërdrejta.

Një titull që merr vlerë të dyfishtë për tifozët e Partizanit, i fituar prej dueleve me Tiranën. Ashtu si Interi, që u hakmor në Euroderbi, duke eliminuar Milanin në gjysmëfinale të Champions-it.
Fitorja kundër rivalit tënd më të madh të të gjitha kohërave është e paçmuar. Ka ditë dhe ditë polemikash për çdo episod, ndodh gjithmonë kështu me ta. Derbit zgjasin nga tri orë secili ndërmjet ndërprerjeve për fishekzjarrë dhe pushtimeve të fushës. Është një zhytje në të kaluarën, një ndeshje e kohëve të vjetra. Këtu kanë humbur në njëfarë mënyre dashurinë për futbollin, i cili nuk është promovuar në të mirën e tij kohët e fundit. Por derbi është derbi, 20 mijë njerëz vijnë në stadium.

Fitorja e titullit në Shqipëri është e tashmja, por në të njëjtën kohë tashmë është e kaluara, sepse një tjetër moment historik është në horizont: Partizani do të luajë në eliminatoret e Champions-it në korrik.
E kam menduar që nga fundi i ndeshjes kundër Teutës. Pa dyshim që fitorja e titullit më pëlqeu, por vetëm ideja e të luajturit në raundet e para të Champions League-s dhe të dëgjuarit e asaj muzike… A do të jeni sërish në pankinën e Partizanit sezonin e ardhshëm? Nuk ka pasur dyshime më parë dhe tani edhe më pak. E vërteta është se këtu kam gjetur njerëz që e mbajnë fjalën, njerëz për të cilët shtrëngimi i duarve është më i rëndësishëm Dinamo, e vetmja që i uron Dinamo është skuadra e vetme në territorin e Shqipërisë, që ka uruar publikisht Partizanin për titullin kampion. “Futboll Klub Dinamo dhe presidenti Adrian Bardhi urojnë Partizanin për fitoren e titullit kampion. Përgëzojmë punën e presidentit Gazment Demi dhe i dëshirojmë suksese të kuqve në Europë. Presim rastin të përballemi denjësisht në derbin historik gjatë ndeshjeve të sezonit të ardhshëm”, shkruajnë blutë. se kontrata. Asnjëherë nuk ka pasur probleme, aq më pak tani. Mezi presim që të rinisim përsëri. Panorama Sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb