Rritja e çmimit të naftës ka bërë që kryeministri Edi Rama të debatojë me një nga komentuesit në rrjetet sociale. Ne nje postim teksa jep lajmin se 45 familje të tjera të prekura nga tërmeti do të hyjnë në shtëpi të re, komentuesi i shkruan që t’i lërë ndërtimet sepse fatura për naftën është bërë e papërballueshme me rrogën e tyre.

Ndërkohë kryeministri i kthehet se  është tregu ai që i ngre çmimet dhe jo qeveria.

“O shih cmimet po leji ndërtimet..se na mbyte 200 lek nafta .. nuk punojmë te gjithë si ju pushtetarët …kemi fatura qe i pagojme me rroge …a e di se ca eshte rroga o meer…”- i shkruan qytetari.

“I shikoj cmimet si jo, po cmimet ne pazar i ngre dhe i ul tregu jo qeveria, nderkohe qe pikerisht pse e di mire cfare eshte rroga po e mbajme cmimin e energjise aty ku ishte, duke e subvencionuar nga arka e shtetit, nderkohe qe kudo ne rajon e me tutje eshte rritur kacafiu! Ndersa ndertimet nuk i le ne asnje menyre, sepse ka akoma familje qe duan te kthehen ne shtepi pas shkaterrimit nga termeti”- i kthehet Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: