TIRANE- “Erdhën na morën zvarre në mes të natës, nuk na arrestuan në mëngjes”. Kështu deklaroi një nga personat e arrestuar, sot në sallën e gjyqit.

Gazetarja Elda Menga ka siguruar për ‘BalkanWeb’ dëshmitë e qytetarëve që u prangosën pas protestës së të shtunës në rrugën e Kombit për taksën, ku sot do të caktohet edhe masa e sigurisë për 23 prej tyre.

Mes të arrestuarve është edhe Ahmet Tobi, një qytetar i sëmurë me zemër, ndërsa ka bërë dy koronare. “Jemi marrë nga krevati me bizhame. Nuk është e vërtete qe jemi arrestuar ne orën 10 te mëngjesit, jemi arrestuar ne 3:00 të natës. Policë të maskuar na kanë marrë me forcë, ndaj prokuroria gënjen”, tha një nga të pandehurit në sallën e gjyqit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: