Presidenti i Ukrainë Volodymir Zelensky , ka zhvilluar bisedime me kryeministrin portugez Antonio Costa lidhur me situatën në vend.

Zelensky ka deklaruar se portet mund të zhbllokohen me mjete ushtarake dhe se kjo është arsyeja përse bën thirrje të vazhdueshme aleatëve që t’u dërgojnë armë.

Gjithashtu ai theksoi se 22 milionë ton ushqime janë bllokuar në portet e Ukrainës dhe se po shqyrtohen në mënyra të ndryshme për zgjidhjen e këtij problemi.

Më herët ai ka folur  për mediat e huaja ai foli edhe për mbrojtësit e fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol, të cilët u dorëzuan këtë javë pasi qëndruan për muaj të tërë kundër pushtimit rus.

“Ne do t’i sjellim ata në shtëpi,” tha ai për luftëtarët ukrainas që tani mbahen nga Rusia, duke shtuar: “Ne thyem shtyllën kurrizore të një prej ushtrive më të forta në botë. Ata nuk do të ngrihen në këmbët e tyre në vitet e ardhshme,” tha Zelensky.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb