Teksa foli për çështjen çame, në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, zbuloi dhe mesazhin e kryeministrit në vitin 2017.

Ai deklaroi se “Më ka thënë në 2017, kur kishim rënë dakord për të bërë komisionin hetimor në Parlament, dhe kur na tha që nuk bëhet, “Jo Shpëtim, sepse kam hall që na rrëzon Greqia”. Është ndryshimi i kursit që bëri z.Rama për çështjen çame”.

Më tej, kreu i PDIU komentoi edhe deklaratat ironizuese të kryeministrit Rama ndaj aleatëve të koalicionit, duke thënë se ai është shumë rëndë.

“Ky njeri, që nuk ka më çfarë t’iu japë shqiptarëve, po prodhon një fushatë elektorale jo vetëm pa program, por me rekordet më të këqija të një kryeministri. Ky njeri ka filluar tani me bullizma, krahinizma, zhargone, duke etiketuar e përgojuar si llaxorja më e madhe e Tiranës burra e gra. Nuk e mendoja kurrë të shihja këtë, duke përgojuar burra e gra. Nuk më vjen mirë kur e shoh kështu kryeministrin, duke sharë dhe etiketuar çdo njeri. Nuk i shkon as për moshë, as për pozicionin gjuha e bullizmit. Është shumë rëndë ajo që po bën sot Rama”, u shpreh Idrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb