Teksa vendi gjendet në ditën e tretë të vaksinimit masiv, kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar procesin e vaksinimin në stendat e ngritura në qytetin e Lezhës, të cilat po shërbejnë për vaksinimin e të moshuarve plus 70 vjeç.

Ministrja Manastriliu, tha se ditën e sotme në qytetin e Lezhës janë vaksinuar 150 persona, ndërsa shtoi se në total në të gjithë qytetin, duke përfshirë edhe mësueset e mjekët, janë vaksinuar 1500 persona.

“Ditën e sotme janë vaksinuar 140 të moshuar, në total në Lezhë kemi 1500 të vaksinuar, bashkë me mësuesit”, tha Manastriliu.

Ndërkaq, kryeministri Rama është pritur me fjalë të ngrohta nga të moshuarit, të cilët, thuajse të gjithë njëzëri e falënderonin për mundësinë për të marrë vaksinën.

Qytetari 1: Veç të mira të kesh në të gjithë jetën.

Qytetari 2: Na shpëtove nga COVID-i.

Edi Rama: Mos luani, ju lutem.

Qytetari 3: Je kryetari, si të mos luajmë.

Edi Rama: Respekte.

Qytetari 3: Edhe ne për ty.

Edi Rama:
Përshëndetje, me shëndet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb