TIRANE

Kryedemokrati Lulzim Basha u ndal sot në një takim me bizneset në rrugën e Durrësit, të cilët i shprehën shqetësimin e tyre për vështirësitë e hasura. Ata u shprehën se krahas vështriësive ekonomike të krijuara nga pandemia, një tjetër problem që po falimenton biznesin e tyre, është edhe rruga.

Në bashkëbisedimin me pronarë të biznesit të vogl, Basha u shpreh se kjo qeveri nuk ka asnjë program për këtë shtyllë të rëndësishme, sipas tij të ekonomisë. Basha apeloi edhe një herë qeverinë të adapotojnë planin me 5 pika të propozuar prej tyre për rimëkëmbjen, ndërsa u shpreh se Shqipëria është një vend i bekuar nga Perëndia, por i mallkuar nga qeveria.

Biseda:

Pronare e dyqanit: Jam pronare e një dyqani, po jetoj në situatë të mjerueshme. Problemi kryesor që na ka prekur deri në kockë është se pasi morën taksat e 2020, gjejmë rrugën e Durrësit të bllokuar, pa na njoftuar. Punun natën, por kjo ndikon direkt te biznesi. Këtu ke biznes lulesh. Konfeksioni mori furnizmin e dimrit. Ky më thotë do ul taksat në 2021, po unë s’kam frymë sot. Më ndihmo sot!

Shqetësimi kryesor është të rregullojë rrugën, të na lerë të punojmë. Prej 3 muajsh nuk hidhet asnjë lopatë. Kemi bërë takim me përfaqësuesin e firmës e të bashkisë, cfarë ndodhi, 3 muaj nuk punohet. Këtë e kam të filmuar me foto të ndryshme. e vetmja punë që është bërë është bërë kanali për ndricim. Këto kushte, ndikojnë te ne si pronar. Tre muaj ia përgjysmova qeranë, tani ma kanë lënë fare. Janë rreth 500 biznese në rrugën e Durrësit. Taksat u paguan që në fillim.

Basha: Pak s’kishte xhiro, ju bllokoi edhe rrugën …Unë ndaj e kam marrë këtë tur takimesh. Situatën nuk po e mësoj sot. Jeni të harruar në karantinë dhe tani s’ka asnjë plan. Ne dolëm me një plan me 5 pika. Kur jeni ju në Tiranë në këtë gjendje mendoni qytetete e tjera. Vendi i ka mundësitë që për një periudhë 6 mujore t’ju jap një ndihmë minimale. Se nuk është zgjidhje të thonë falimentoni. C’do të thotë kjo, t’i shtoheni ushtrisë të të papunëve? Ndaj kemi problem që cdo biznes i vogël të ketë një cek prej 1 mijë euro. Personat që kanë humbur punën të kënë një ndihmë minimale. Këto e masa të tjera janë të domosdoshme. Nuk mjafton të thuash laj duart vër maskat, lekët e taksave i bëjnë tendera.

Pronarja: Kryeministri në konceptin tim, duhet të jetë kryefamiljari. Ngjitur kam një parfumeri. janë dy vajza e më tha më vjen zor të marr rrogën, ne shesim në ditë 4 parfume. Llogarit, taksat që ka pronari, pagat etj. Kjo pronare po sakrifikonte nga vetja e vet, dhe nuk është mbështetur as me kredi nga shteti.

Basha: Po nuk ka fytyrë njerëzore për të ndjerë dhimbje, nuk ke fytyrë t’i ndihmosh. E vlerësoj sakrificën tuaj ndaj plani ynë ju ka në qendër të vëmendjes. Ndaj iu bëjmë thirrje ta marrin ta zbatojnë një orë e më parë, por do insistojmë ditë për ditë të tregojmë të vërtetën. Asnjë vend nuk ka qenë si Shqipëria gjatë karantinës, pse sepse paratë e taksave i kanë kthyer te njerëzit, vetëm këtu është vjedhur me tendera sekretë. Ky është problem, vendi i ka mundësitë por vendi është i vjedhur. Është urgjente që paratë të shkojnë te sipërmarrja. Nëse kjo gjendje është në qendër të Tiranës, imagjinon në rrethe. Këtu mendohet fuqi

Pronarja: Ju shoh kryeministër ju lutem si nënë, kthejini shpresën këtij vendi. bëni që fëmijët të kthehen të jetojnë në vendin e tyre.

Basha: Vend i bekuar nga perëndia por i mallkuar nga qeveria. Dua që nesër të keni një derë ku të trokisni. Mrekulli nuk ju premtoj por ju premtoj normalitet. Do bëjmë gjithcka të jemi në krahun tuaj.

Biznesmen: Na kanë myt, me taksa e tatime, nuk po shesim dot një karikues celulari.

Biznesmen: Me 20 na mori taksat, me 27 na hapi rrugën… Taksat i paguam të gjitha, as nuk pyet kush kur e mbaron ca bën.

Biznesmen: Unë e kam dëgjuar paketën e 140 mln lekëve, ne kemi të drejtë me eksportu?

Basha: Ca ka biznes nën 140 mln është biznes i vogël. Ndaj ne themi duhet të jetë shtet i vogël por eficent. Qëllimi i planit tonë është të heqim këto xhandarë e taksidarë.

Investimet që vrasin ekonominë nuk janë investime. Paketa jonë parashikon një cek 1 mijë euro, nuk është e papërballueshme për buxhetin nëse heqin dorë nga tenderat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb