TIRANE- Ndërsa ish-deputeti i Lëvizjes Socialistë për Integrim Spartak Braho, në një rrëfim për gazetën “Dita” foli për mënyrën si u nda përfundimisht nga LSI-ja dhe tregoi gabimin më të madh që kjo forcë ka bërë, vjen edhe reagimi i parë.

Elona Guri një anëtare e kryesisë së LSI-së nuk mendon si Braho, që gabimi më i madh i LSI-së ishte ndarja nga PS. Ajo i kundërpërgjigjet duke thënë se tani ai është kthyer në velinë të Ramës.

Duke i kujtuar origjinën, (janë nga i njejti fshat Gradeci i Skraparit) Guri thotë se Braho i ka turpëruar fshatin.
elona

“O Baba Taku sa e shite zemrën?! U bërë velinë e Ed Ramës..na turpërove Fshanë. “, ka shkruar ajo.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb