TIRANE– Gjatë një konference për mediat, kryeministri Edi Rama njoftoi mbi projektin për një linjë të re ajrore, por ndjekësit kanë përfituar për të shprehur mendimet dhe pakënaqësitë.

Rama tha se linja e re ajrore do nisë punën së shpejti, por ndjekësit i kërkojë të rishikojë çështjen e biletave, pasi sipas tyre janë mjaft të larta në krahasim edhe me vendet e rajonit.

Komentuesi: O zoti rama. Shif iher na i ul kto cmime mer burr mos fol me ajer. Duam ulje çmimesh nuk kemi nevojë per kompani. A kupto qe po na rrjepin. A je shqiptar apo sje mer burr. Je koshjent qe po na rrjepin.

Replika e Ramës: E dëgjove çfarë thashë në konferencë edhe për çmimet Erald, se me llafe bëhen kollaj të gjitha po nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë? Kompania e re duhet edhe sepse rrit konkurencën dhe sa më shumë konkurencë aq më shumë çmime konkuruese?.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: