TIRANE- Ikën një ministër i LSI nga Drejtësia vjen një tjetër. Nasip Naço i ka dorëzuar sot zyrtarisht postin pasardhësit të tij, Ylli Manjanit. Teksa i uroi Manjanit suksese për detyrën e re, Naço deklaroi se duhet të vazhdohet të punohet me ritëm për reformat e nisura.

Nga ana tjetër, Naço theksoi se e gjithë kjo lëvizje është bërë për hir të stabilitetit dhe ecurisë drejt BE-së. “Kjo është bërë për hir të stabilitetit ekonomik dhe për të ecur në drejtimin e duhur drejt BE. Kam kënaqësinë për të kaluar stafetën për t’ja lënë kogelut Manjani. Për të evidentuar ato mangësi që si zbatuam ato në këtë kohë. Kolegu im nuk ma dha kështu detyrën. Mund të them se do vazhdojë puna për plotësimin e reformave. Urime dhe suksese në detyrën tuaj, bashkë me stafin e mrekullueshëm që kam pasur.”, përfundoi fjalën Naço.

Sakaq, ministri i i ri Drejtësisë, Manjani falënderoi Naçon për gjestin e tij për ta prezantuar në postin që ai do të drejtojë.

Nga ana tjetër Manjani vlerësoi figurën dhe kontributin si ministër të kolegut të tij Nasip Naço.

“E vlerësoj këtë prezantim dhe dua ta ndaj me personelin një sekret politik. Jam nënkryetari i partisë, ndaj dua të shpreh vlerësime maksimale për kontributin tuaj si ministër. Jeni krenaria e këtij vendi që në drejtimin e sektorit të vështirë si drejtësia, pasi është i komplikuar. Por në historinë e shtetit do mbaheni mend si njeri i qetë dhe i jashtëzakonshëm. Kam kënaqësi ti shoh këto punë si vlerësim. Nga kjo pikëpamje ti je me ne, kemi nevojë për ty dhe kontributin dhe filozofoni tuaj në këtë drejtim. Edhe për shkak të debateve publike, siç janë bërë publike.”, tha Manjani.

Në ditën e parë të takimit me stafin, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili u prit mjaft ngrohtë nga parardhësi i tij Nasip Naço, premtoi se bibla e punës së tij në këtë detyrë do jenë të gjitha rekomandimet e progresraportit të BE.

“Unë dua t’ju siguroj juve dhe gjithë kolegëve këtu si dhe opinionin publik se do duhet ta vazhdojmë aty ku e kemi lënë, do ta vazhdojmë këtu, do ta përmirësojmë, jemi fiks pas daljes së raportit të progresit, kam ardhur të shpreh gjithë vendosmërinë për të çuar më tej të gjitha rekomandimet e atij raporti. Ai është bibla e punës tonë, nëse bëjmë atë, kemi arritur një mision shumë të shenjtë, nuk ka projekt më serioz se ky”.

Fokusi tjetër i ministrit të Drejtësië ishte lufta ndaj korrupsionit. “Luftë pa asnjë kompromis ndaj korrupsionit, vijojmë atë që Naço ka nisur madje do ta thellojmë. Ne jemi institucion që i shërbejmë drejtësië, të ofrojmë shërbime, të qeverisim mirë dhe me transparencë. Korrupsioni mbetet armiku ynë kryesor”, shtoi ai.

(ed.me/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: