BERAT- Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço inspektoi sot Gjykatën e Rrethit të Beratit. Gjatë fjalës së tij, Naço pohoi se ky inspektim po kryhet për shkelje të rënda ligjore në këtë institucion.

Një nga këto shkelje sipas Naços ishte dhe vendimi i gjykatës në lidhje me një pronë, i cili sipas tij ishte kundra ligjit.

Ky vendim erdhi pas rrëzimit të kërkesës nga AKKP. “Gjykata dha vendim të kundër-ligjshëm për një pronë. Jemi të vendosur për të verifikuar çdo shkelje të ligjit. Do vëmë para përgjegjësive çdo shkelës të ligjit”, tha Naço.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: