TIRANË- Reforma në Drejtësi kërkon konsensus dhe gjithëpërshirjen e të gjithë aktoreve dhe faktorëve politik, bashkëpunim mazhorancë-opozitë. Ky ishte mesazhi i qartë nga ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, i pranishëm në tryezën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, me urdhër të Presidentit Bujar Nishani, në kuadër të ‘Reformës në Drejtësi”.

Sipas Arvizu, sistemi gjyqësor, mbetet një nga sfidat dhe përparësitë të cilat duhet të ndjek Shqipëria, për të qenë pjesë e familjes së madhe të bashkimit Europian.

“Reforma në gjyqësor mbetet përparësia më e lartë, niveli më i rëndësishëm. Forumi i sotëm është pjesë e takimit të 6 tetoritot. Në atë takim pati rëndësi diskutimi dhe të gjithë pjesëmarrësit e kuptuan rëndësinë e kësaj reforme, e cila do të sjellë ndryshime në Shqipëri. Reforma gjyqëosrë, është vetëm njëra prej kërkesave për performavcë, dhe anëtarësimin e saj në BE. Detyrat e saj janë përcaktuar qartë në udhërrëfyesin e përcaktur për Bashkimin Europain.”-tha Arvizu.

Arvizu shtoi se Shqipëria duhet të shkëputet nga e shkuara e saj. “Le të ndalojmë për një çast dhe të mendojmë; reforma është një çështje më e thellë, dhe jo një parakusht. Ka një konsensus thelbësor që Shqipëria të ndryshojë drejtimin dhe të ndahet nga e trashëguara, dhe më e rëndësishmja të bëhet ajo çka është me rëndësi për demokracinë. Me anë të kësaj reforme, është koha të ndërtojmë atë besim gjithëpërfshirës, dhe jopolitik. Është e rëndësishme që mazhoranca të vendos tonin e duhur për gjthëpërfshirje, duke iu qasur opozitës, me propozime të sinqerta. i përket opozitës që të mbajë një pozitë të suksesshme dhe qëndrim.”-tha Arvizu.

Më tej ambasadori amerikan, përmendi dhe 6 pika të rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i quajti ‘recetat’ mbi të cilat duhet të mbështetet reforma në sistemin e gjyqësorit. “Ne nxisim me forcë qeverinë që të punojë me BE që të ndiqet udhërrëfyesi, prania e SHBA tregon dhe mbështetjen që i japim këtij procesi. Dëshiroj t’ju lë një recetë dhe një mendim që ne kemi.

Hapi i parë është: Merrni hapa të matur pasi reforma gjyqësore është maratonë dhe jo një vrapim shpejtësie.
Hapi i dytë: Procesi të jetë tërësor dhe gjithëpërfshirës
Hapi i tretë: Udhërrëfyesi i BE duhet të shërbeje si parim kyç
Hapi i katërt: Reforma duhet të përfitojë prej konsultimeve dhe aktoreve përkatës
Hapi i pestë: Duhet të kurohet imputo, pjesëmarrje nga komisioni i Venecias
Hapi i gjashtë: Procesi nuk duhet të politizohet, por të jetë konsenguent për qytetarët shqiptarë, i cili do të jetë rezultati më i miri për ta.”-shtoi Arvizu.

Më tej Arvizu theksoi se tryeza e sotme duhet të shërbejë për ndërtimin e rrugëve konstruktive, në saj të reformës për sistemin e drejtësisë. “SHBA dhe komuniteti Ndërkombëtar do të qëndrojmë krah jush, por kërkojmë që të gjithë krahët politik në Shqipëri të bashkëpunojnë. Gjithashtu në forumin e sotme, që komentet tuaja të mbetet të sinqerta dhe konstruktive.”-tha Arvizu.

tryeza e min drejtesise
NAÇO: ZGJEDHJET NË KLD, MUNDËSI PËR PRURJE NGA MAGJISTRATURA

Gjatë fjalës së tij Naço theksoi se sistemi i drejtësisë ka nevojë për reformim. Ministri i Drejtësisë bëri me dije se duhet të ndryshojnë kushtet për zgjedhjet e anëtarëve të KLD pasi sipas tij duhet ti hapet mundësia për të pasur prurje edhe nga Shkolla e Magjistraturës.

“Në disa vende të be ka një model ku Gjykata e Lartë është përfshirë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Duhet të ndryshojnë kushtet për zgjedhjen e anëtarëve të KLD. Mbeten jashtë prurjet nga Shkolla e Magjistraturës”-u shpreh Naço.

Më tej Naço theksoi se pjesë e reformimit do jetë edhe Shkolla e Magjistraturës. “Pjesë e reformës edhe reformimi i Shkollës së Magjistraturës. Rishikimi i ligjit për Shkollën e Magjistraturës. Kam bindjen dhe besoj se ne kemi edhe gjyqtarë me integritet. Për këtë arsye qeveria shqiptare është e vendosur të ndërmarrë hapat e nevojshme për mbështetjen e sistemit gjyqësor nga ana financiare. Integrimi i vendit është emëruesi i përbashkët”- u shpreh Naço.

Ministri Naço edhe një herë theksoi se reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Ai bëri me dije se do reformohet edhe Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese. “Mund të kërkohen ndryshime kushtetuese për Gjykatën e Lartë. Të ndërhyhet tek procedurat e emërimit në Gjykatën Kushtetuese. Të ngrihet këshill i pavarur për shqyrtimin e kandidaturave”- u shpreh Naço.

(a.n/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb