TIRANË – Punonjësit e zyrave të regjistrimit të pasurive në të gjithë vendin do të testohen për aftësitë e tyre dhe do të pajisen me çertifikatë. Urdhri është lëshuar sot nga Ministri i Drejtësië, z.Nasip Naço, i cili ka urdhëruar nisjen e procesit të përcaktimit të kritereve dhe procedurave për çertifikimin e aftësive profesionale të regjistruesve të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Sipas ministrisë, në urdhër parashtrohet se procesi do të drejtohet nga Kryeregjistruesi, i cili brenda datës 31.12.2014 duhet të hartojë kriteret dhe procedurat për çertifikimin e aftësive profesionale të këtyre punonjësve. Më tej, brenda 60-ditëve, ai duhet që të marrë masat e nevojshme për realizimin e testimit. Njoftimi i rezultateve do të bëhet nga Kryeregjistruesi brenda 30-ditëve nga kryerja e testimit.

Pak ditë më parë, ministri deklaroi se se asnjë teknologji e re moderne që synohet të futet në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive nuk mund të japë rezultatet e dëshiruara në rast se përdoret nga punonjës të pakualifikuar e për këtë arsye, ata do të testohen, çertifikohen dhe trainohen për punën e tyre.
(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb