Rafael Nadal shpërblen të gjitha pritshmëritë dhe triumfon për herë të katërt në US Open. Elimimi i shpejtë I rivalëve kryesorë Novak Djokovic dhe Roger Federer ia hapën rrugën drejt suksesit tenistit spanjoll, që në një finale maratonë të mbyllur pas katër orësh e 51 minutave mundi 3-2 me sete Daniil Medvedev.

2c248027 A28f 430f 9b6f 721a7585e7d0 Xxx Us Open Nadal Rd1287
2c248027 A28f 430f 9b6f 721a7585e7d0 Xxx Us Open Nadal Rd1287

Megjithsë vuajti në fillim, Nadal e nisi në mënyrën më të mirë ndeshjen, duke fituar dy setet e parë (7-5, 6-3). Por, shumë shpejt u përball me reagimin e rivalit të tij, duke mos arritur të mbyllë sfidën. Tenisti rus, i cili mban vendin e katërt në renditjen botërore u përgjigj fort dhe fitoi dy setet e tjerë (5-7 dhe 4-6) për të barazuar sërish rezultatin.

20190908 Daniil Medvedev Vs Rafael Nadal Day14
20190908 Daniil Medvedev Vs Rafael Nadal Day14

Nadal kaloi frikën në setin e pestë dhe final, duke e mbullur atë në favorin e tij me shifrat 6-4. Një fitore e merituar për tenistin spanjoll që vendos në stendën personale trofeun e 19-të Grand Slam në karrierë, vetëm një më pak se rekordi që mbahet nga Roger Federer.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb