Kryetari i PD Sali Berisha, në një bashkëbisedim online me qytetarët, tha se 250 mijë ton naftë futen kontrabandë në vend, ndërsa shtoi se asnjë ton nuk mund të futet në vend pa lejen e qeverisë. Ai shtoi se kur PD të jetë në pushtet, do të përgjysmohet taksa e naftës dhe do të subvencionohet transporti publik.

“Qytetarët me rrogën mesatare më të ulët në Europë blejnë naftë me çmime si Zvicër e Gjermani, që kanë rroga 7-10 herë më të larta. Kjo është plaçkitje e pamëshirë e Ramës dhe klientelës së tij ndaj shqiptarëve. 250 mijë ton naftë futen kontrabandë dhe nafta as edhe një ton i vetëm nuk futet pa bekimin e angazhimin e qeverisë. Rama ka tatuar naftën me taksën më të lartë në botë. Sot nafta tatohet me të njetën vlerë saç shitet në pompa në SHBA apo Kanada. Kjo do të marrë fund,. Do të përgjysmohet taksa e naftës, do zërohet kontrabanda dhe do të subvencionohet plotësisht transporti publik”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: