I ftuar në emisionin “Alert”, në News24, nga Granit Sokolaj, kryetar i KASH, Agim Rrapaj, deklaroi se e ka mirëpritur skemën e naftës pa taksa dhe metodën e aplikuar dixhitale, që sipas tij krijon proces transparent, pasi fermerët marrin naftë drejtpërdrejtë.

Si problem Rrapaj e parashtron mospërfshirjen e bimës së ullirit dhe burokracitë ndaj fermerëve brenda familjes.

“Pritshmëritë tona për naftën kanë qenë të hershme dhe i kemi pritur me shumë interes edhe si Këshill Agrobiznesi edhe për fermerët. Interesi ka qenë i mbështetur në disa arsye objektive që janë të lidhura me veprimtarinë e fermerëve. E dimë që nafta zë rreth 45% të kostos dhe çmimi i lartë bënte që shpesh të mos punohej toka me sasinë që duhej dhe mos të kultivohej kur duhej. Nafta ishte iniciativë e mirëpritur nga ne. Kam eksperiencë për këtë skemë është e vështirë dhe fakti që u aplikua një metodë dixhitale, për aq kohë sa fermeri do ta marrë naftën drejtpërdrejtë do kemi më shumë transparencë. Nga sondazhet që kemi kanë aplikuar vetëm ata fermerë që janë të konsoliduar, që kanë sipërfaqe të mëdha toke, që përfitojnë një sasi të konsiderueshme nafte. Do të veçoja anët pozitive pasi mbështesim këtë skemë, pasi çdo para e hedhur grand duhet të dismburësohet. Nga deklarimet, kanë përfituar 20 mijë fermerë në fazën e parë, shumë e rëndësishme është sasia e sipërfaqes së tokës që fermerët do të japin për aplikim. Forma e kultivimit që do bëhet në të gjithë sipërfaqen ka shumë rëndësi.

Në momentin e parë kemi rritje të formalizimit të fermerëve në 20 mijë. Ky instrument është i leverdisshëm përsa i përket formalizimit, është pozitiv. Problem mbetet mospërfshirja e bimës së ullirit, janë rreth 100 mijë familje që merren me bimën e ullirit. Dhe burokracitë që fermerët brenda një familje të shkonin të nënshkruanin tek noteri apo kontratat e qirasë që janë për 1 vit. Janë kërkesa të panevojshme për fazat e para. Do ta mbështesim si skemë dhe do bëjmë vrejtjet e duhura. Kemi kërkuar të përdoret nafta e vendit, skema më e mirë është përdorimi i tillë me ligj. Sasia që merret me kartën është falas, mesatarja ulet më pas në 54%. Ndryshimet herë pas here të skemës nuk kanë qenë pozitive. Është më mirë kur skema të jetë e stabilizuar për një periudhë të gjatë kohore, që të njihet më mirë edhe fermeri. Pandemia dhe termeti e ka rritur nevojën për fonde grand pasi janë rritur kostot, kompensimi është i domosdoshëm. Përmbytjet dhe kushtet e këqija natyrore e bën të domosdoshme nevojën e ndihmës me grande”-tha Agim Rrapaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb