Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë me dije lajmin se tashmë ka startuar procedura ligjore me garën e shpallur nga Ministria e Bujqësisë që gjithë fermerët e pajisur me NIPT të përfitojnë naftë pa akcizë, taksë qarkullimi e karboni.

Rama thotë se të gjithë fermerët që nuk kanë NIPT të nxitojnë ta marrin. Në tetor ai bëri me dije se qeveria nga 2021 do të heqë tre taksa për naftën për çdo fermer që punon tokën dhe që sipas llogaritjeve do të ishte 50% falas.

Kjo skemë do të funksionojë me një monitorim online që mos ketë abuzime si dhe fermerët duhet të jenë të pajisur me kartë të veçantë

 

STATUSI NGA EDI RAMA

MIRËMËNGJES ?

dhe me lajmin që procedura ligjore për ?NAFTË PA TAKSA për të gjithë fermerët e pajisur me NIPT ka nisur me garën e shpallur nga Ministria e Bujqësisë, si edhe me nxitjen për të gjithë fermerët e papajisur me NIPT, që të nxitojnë ta marrin, ju uroj një muaj të mbarë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb