TIRANË

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaron se nafta që paguajnë sot qytetarët shqiptarë është prej qeverisë edhe më e shtrenjtë.

Sipas saj, krijimi i bordeve me përfaqësues të biznesit dhe qeverisë është thjesht një ndarje pazaresh në tavolinë në kurriz të konsumatorëve dhe bizneseve.

Tabaku thekson se qeveria mund të prodhonte një politikë fiskale në shërbim të qytetarëve, pra duke hequr taksën e qarkullimit apo duke e ulur atë sidomos në këto kohë.

POSTIMI I PLOTË
⛽️ Nafta që paguani sot është prej qeverisë edhe më e shtrenjtë
Rritja e çmimit të karburantit në 250 lekë për litër kur në të gjithë rajonin dhe në çdo bursë është ulur është kriminale dhe me pasoja për ekonominë!
Krijimi i bordeve me përfaqësues të biznesit dhe qeverisë është thjesht një ndarje pazaresh në tavolinë në kurriz të konsumatorëve dhe bizneseve.
Shteti, mund dhe duhet të ndërhynte në forma subvencionesh apo reduktimin e taksave për të ulur çmimin e naftës. Qeveria mund të ndërhynte dhe kishte gjithë të drejtën për të goditur monopolet edhe oligopolet, mund të kontrollonte dhe mbikëqyrte tregun dhe marrëveshjet e fshehta, por, në fakt ajo zgjodhi rrugën më të shkurtër dhe në disfavor të xhepave të shqiptarëve.

Qeveria futi në një bord oligopolet, monopolet dhe i dha atyre dorën e lirë të rishikonin çmimet përmes një bordi alla komunist.
Edhe kur ne folëm kundër logjikës së bordeve por edhe rishikimit të politikave sidomos duke parë ngjarjet në Ukrainë dhe sanksionet por edhe goditjet që po pëson tregu i naftës sërishmi qeveria nuk reagoi.

Edhe kur çmimet po rriten me katër fish sërishmi qeveria nuk reagon por bën veshin e shurdhër dhe shkon më tej të rrisë taksat.
Sot jemi në kushtet kur çmimi i naftës po kap majat, u bënë muaj që çmimi nuk ka zbritur poshtë 200 lekë/litër.
Çfarë mund të bënte ndryshe qeveria? qeveria mund të subvenciononte çmimet e disa produkteve, mund të mbështeste shtresat më të prekura nga rritja e çmimit, përmes politikave subvencionuese.

Qeveria mund të prodhonte një politikë fiskale në shërbim të qytetarëve, pra duke hequr taksën e qarkullimit apo duke e ulur atë sidomos në këto kohë.

Por jo, nuk mendoi kurrë t’i shërbente qytetarëve ndaj sot kemi karburantin më të shtrenjtë në rajon.
Rritja e çmimeve ka shënuar rënien e të ardhurave, përkeqësimin e ekonomisë për qytetarët që po varfërohen më shumë ndërsa bordet e çmimeve mendojnë si të ruajnë oligopolet dhe jo qytetarët dhe konsumatorët.

Një qeveri e qytetarëve dhe që mendon për qytetarët mund të qeveriste ndryshe por kjo nuk është qeveria e shqiptarëve. Kjo është qeveria e oligarkisë dhe oligopoleve që shqiptarët i përdor për t’u vendosur taksa.

#joalkoolike #taksat #inflacioni #albania #buka #familjet #gazi #ushqimet #tirana #shporta #nenproduktet #benzina #buxheti #familja #makina #shqiperia #ekonomia #tarifat #fiskalizimi2021 #taksat #fiskalizim #shpenzimet #PPP #varferia #Opozita #PD #buxhetifamiljes #tatimet #buxheti2022 #Buxheti

Tabaku Fb
Tabaku Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: