POGRADEC

Një rast i kontabandimit në doganën e Qafë-Thanës është goditur ditën e sotme. Në pranga ka përfunduar një doganier me emrin Vladimir Bardhi, si dhe një qytetar tjetër Genti Jesku, 45 vjeç.

Ata u kapën pasi furgoni me drejtues këtë të fundit po kontrabandonte naftë, materiale ndërtimi e dy kuti me fruta.

Sa i përket doganierit Vladimir Bardhi, ai u arrestua për shpërdorim detyre pasi nuk për çdoganimin e këtyre mallrave kurse këto të fundit u sekuestruan.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Pogradec

Vijon puna për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Njëri prej të ndaluarve, me detyrë doganier në Doganën e Qafë-Thanës, i cili dyshohet se lejoi kalimin e mallrave të dyshuara kontrabandë, për të cilat paguhet akcizë.

Sekuestrohen mallra të dyshuara kontrabandë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të kontrabandimit të mallrave, arrestuan në flagrancë shtetasit:

G.J., 45 vjeç dhe V. B., 51 vjeç (me detyrë doganier në Doganën e Qafë Thanës), të dy banues në Pogradec.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga ana e shërbimeve të Policisë, në lagjen nr.1, Pogradec, në mjetin furgon tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. J., iu gjetën e sekuestruan sasi me materiale ndërtimi, sasi nafte dhe dy kuti me fruta, të cilat ky shtetas i ka kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, ku doganieri V. B., dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer procedurën e zhdoganimit.

 

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb