Kreu i PD në Fier, Luan Baçi e ka akuzuar Edi Ramën për takimin e sotëm me naftëtaret duke e cilësuar si gënjeshtar.

Baçi thotë se Ramës nuk i besohet dhe po vjen në Fier vetëm për të gënjyer, duke i munduar naftëtarët, si dhe për të ndërhyrë në një përfaqësi të tyre. Ai ka dyshime për grupin negociator që do përfaqësojë naftëtarët pasi thotë se Rama do ndërhyje me të gjitha mjetet për t’i përzgjedhur.

Ish-deputeti e konsideron të panevojshme ardhjen në Fier për të biseduar teksa i shtron disa pyetje për zgjidhjen e situatës.

 

STATUSI NGA LUAN BAÇI

GENJESHTARI NGELET GENJESHTAR, MOS I BESONI, AI VETEM GENJEN.

Grate naftetare, vazhduese te greves se urise ne uzinen e rafinerise ne Ballsh, te nisur shume kohe me pare nga koleget e tyre, pas shume ditesh sakrifica, te ngujuara ne ambjente para uzines, sot i BESUAN EDI RAMES.

I besuan Edi Rames KM te vendit dhe presin takimin me te per zgjidhjen e problemit

Po a i besohet Edi Rames?

Edi Rama, ka qe diten e pare te greves qe thot, problemi juaj do zgjidhet, por dilni nga greva.

Edi Rama, here tjeter ka thene qe problemi i pagave dhe vazhdimesis se punes nuk eshte detyre e qeverise, por marrdhenie kapitaliste midis privateve

Edi Rama tha qe bisedova edhe me presidentin e Azerbajxhanit dhe se shpejti problemi do zgjidhet.

Edi Rama vazhdon te genjej pa turp si i pa pergjegjshem qe eshte.

Edi Rama pershendeti menjehere vendimin per dalje nga greva dhe u tha naftetareve qe do te jet aty me naftetaret, per te zgjidhur problemin.

Çfare ka ndryshuar qe Edi Rama ka gjetur zgjidhjen?

Edi Rama genjen ai eshte genjeshtar i pandreqshem.

Edi Rama a u the naftetareve qe do te jesh aty me ta, para uzines, per te biseduar dhe zgjidhur problemin?

Pse i genjeve dhe tani u thua hajdeni ne Fier?

Pse kerkon perfaqesi te tyre dy, tre, apo kater vet per te biseduar?

Pse nuk shkon aty ku behet greva, aty ku eshte shqetesimi, aty ku jane ato zonja te nderuara qe pa medyshje mund ti quaj heroina?

Pse nuk flet publikisht per çfare zgjidhje behet fjale?

Jepe sihariqin per naftetaret, ne media, kerkesat e tyre jane publike, te thjeshta te kuptueshme dhe te realizueshme.

Pse mundohesh deri ne Fier, per te biseduar vetem me nje perfaqesi, qe pa tjeter, do nderhysh me te gjitha mjetet per ti perzgjedhur?

Pse i mundon naftetaret e lodhur dhe te raskapitur nga greva te vijne ne Fier, kur shume thjeshte, vazhdo rrugen deri ne Ballsh?

Ne qofte se u pergjigjesh ketyre pyetjeve te thjeshta dhe te kuptueshme, besoj se eshte e panevojshme te vini ne Fier per te zgjidhur probPlemin.

GENJESHTARI MBETET GENJESHTAR, JU E KENI VERTRTUAR KETE SHUME HERE.
JU VINI NE FIER PER TE GENJYER.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb