BALLSH

Naftëtarët në Ballsh kanë dalë në protestë para Bashkisë së Mallakastrës pasi pretendojnë se nuk kanë marrë ende detyrimet e prapambetura nga puna e tyre në rafineri.

Gazetar Ervis Kuçi raporton për BalkanËeb se ata kanë dy muaj që presin por asgjë nuk ka ndodhur teksa firma nuk merr përsipër të shlyejë detyrime e asaj pararendëses në rafineri.

Ata ngrenë shqetësimin se nuk mund të punojnë me firma që vijnë fuqishëm dhe më pas ikin për 6 muaj teksa i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku të mbajnë përgjegjësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb