PATOS- Në ditën botërore të punës së denjë, dhjetra naftëtarë të cilët morën pjesë në një takim të organizuar në qytetin e Patosit nga Sindikata e naftëtarëve shqiptarë, ngritën një sërë problematikash. Mos zbatimi i statusit të naftëtarit, kushtet e punës dhe pagat ishin disa nga pikat kryesore ku naftëtarët janë ndalur duke thënë se shumë janë premtuar por që ende nuk është bërë asgjë.

Duke u ndalur për statusin e naftëtarëve dhe zbatimin e pjesshëm të tij kryetari i sindikatës së naftëtarëve shqiptare, Kosta Kina është shprehur se edhe pse ka një vit e gjysmë që ky status është miratuar ende nuk po gjen zbatim.

Në ditën botërore të punës së denjë konfederata botërore e sindikatave kërkon nga të gjitha sindikatat diskutimin problematikave por edhe të arritjeve të deritanishme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb