Ish- kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e naftëtarit në Ballsh, Artan Voshtina pasi sapo ishte kthyer në shtëpinë e tij nga greva me kolegët.

Berisha thotë se Voshtina po protestonte për kafshatën e gojës, i papaguar dhe i keqtrajtuar njësoj si kolegët e tij ndërkohë ai dënon qëndrimin e qeverisë si dhe shpreh solidaritet për grevistët e Uzinës së Ballshit.

 

STATUSI I SALI BERISHËS

Shteti qe vret njerez!

Te dashur miq, diten e djeshme u nda nga jeta naftetari i rafinerise se Ballshit, Artan Voshtina.
Ai sapo ishte kthyer ne familjen e tij nga protesta ku po protestonte per kafshaten e gojes se familjes se tij, i pa paguar dhe i keq trajtuar njesoj si koleget e tij.

Duke shprehur dhimbjen dhe ngushellimet e mia me te ndjera familjareve dhe kolegeve te Artanit,
denoj me ashpersine me te madhe qendrimin e pashpirt te qeverise, te ketyre banditeve ne krye te shtetit, te cilet se bashku me klanet e tyre grabisin jo vetem kafshaten e hallexhinjve, por u vjedhin shpresen dhe te ardhmen femijeve te punonjesve te rafinerise.

Shpreh solidaritetin me te gjithe grevistet e urise dhe protestuesit e Ballshit dhe Fierit ne betejen e tyre jo thjesht per pagat e papaguara, por te drejtat qe ua njeh ligji dhe dinjitetin qe kjo qeveri ua neperkemb. sb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb