Ish-deputeti i PD Luan Baci me anë të një postimi në “Facebook” shprehet se sapo ka marrë vesh lajmin e trishtë se ka ndërruar jetë naftëtari Artan Voshtina.

Baci shprehet se naftëtari ndërroi jetë në banesë, i mërzitur dhe i trishtuar. Sipas tij, naftëtari që ndërroi jetë ditën e sotme nuk duroi dot më e zemra e tij pushoi së funksionuari. Për Luan Bacin, ky shtet kontriuboi në shtimin e tragjedisë së tij.

  • foto galeri

Postimi i Luan Bacit:

Sapo mesova, per nje lajme te trishte.

Ndahet nga jeta, nje nga protestuesit, e rafineris, naftetari

Artan Voshtina, banues ne Fier.

Artani la pas bashkshorten dhe dy femijet e tij i la ne nje kohe, qe ata kane shume nevoj per Artanin

Sot, pasi u kthye nga protesta, i trishtuar, i merzitur i stresuar, zemra e tij nuk duroi me.

Teknolog specialiste prej shume vitesh, ne uzine, i pa paguar dhe i keq trajtuar si shume kolege te tij te punes.

I perkushtuar per punen ,shoqerine dhe familjen e tij.

Ky shtet, kjo qeverri e korruptuar, keta bandite dhe hajdut, kontribuan, shume forte, per fatin e tij te ,trishte.

Ngushullime te sinqerta dhe te ndjera familjes.

Ngushullime , edhe ju kolege, te punes, te Artanit

protestues dhe greviste te urise.

Mos e harroni Artan Voshtinen, protestoni edhe per Artanin, protestoni pa u ndaluar per familjen dhe femijet e tij.

Ata kane shume nevoj sot, per ndihmen e te gjitheve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb