JAPONI-Nagasaki ka kujtuar me një minutë heshtje viktimat e bombës atomike, të lëshuar 70 vjet më parë nga SHBA, në orën 11.02 minuta, të datës 9 gusht të 1945, tre ditë pas asaj të Hiroshimës.

Kryetari i bashkisë Tomihisa Taue ka mbajtur një fjalim ‘për një botë ku duhet të jetohet pa armë atomike’ ndërsa shefi i shoqatës Nagasaki, të mbijetuarit nga bomba atomike, ka sulmuar planet e ‘mbrojtjes kolektive’ të Shinzo Abe.

Aeronautika ushtarake amerikane, tre ditë pas lëshimit të ‘Little boy’ në Hiroshimë, hodhi ‘Fat Man’ në Nagasaki, mbi një popullsi rreth 240 000, nga të cilët 80 mijë vdiqën menjëherë pas shpërthimit dhe pasojat e saj vazhduan me vite. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: