Ashtu siç prej, PSG shkarkoi Christophe Galtier, ndërsa drejtuesit e klubit po punojnë për të mbyllur sa më shpejt negociatat me Julian Nagelsmann. Trajneri i ri i klubit francez pritet të jetë pikërisht ish tekniku i Bayern Munich, për këtë nuk kanë asnjë dyshim mediat në Francë. Palët kanë gjetur akordin total, por pengesë në këtë pikë po shndërrohet Bayern Munich, skuadër me të cilën Nagelsmann ka një kontratë deri në 2026 nga ku përfiton 8 milionë euro në sezon.

Psg Nagelsmann
Psg Nagelsmann

Për të lënë të lirë Nagelsmann, Bayern kërkon një “dëmshpërblim” të vogël, 8 milionë euro. Sigurisht që PSG e ka luksin ta paguaj një shifër të tillë, por po negociojnë për të ulur çmimin, të vetëdijshëm që edhe Bayern do të kursente disa para nga zgjidhja e kontratës me ish trajnerin që u shkarkua në mënyrë të papritur në mes të sezonit. Me zgjidhjen e trajnerit të ri, PSG do të fokusohet te merkato e verës për të ndërtuar edhe një herë ekipin nga e para, sërish me të njëjtin qëllim, të triumfojnë në Champions League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb