“Po kalojnë një periudhë të mirë, ashtu si ne. Do të jetë një ndeshje shumë interesante dhe mezi e pres. Qasja jonë do të jetë praktikisht e njëjtë, është e rëndësishme që lojtarët të dinë se çfarë duhet të bëjnë. Ne nuk duam të ndryshojmë mënyrën se si luajmë, nëse do ta bënim do të ishte e vështirë. Të dyja skuadrat do të sulmojnë dhe mbrojnë, ne e dimë se është e rëndësishme të kemi një përzierje të mirë lojtarësh që i bëjnë të dyja fazat”.
“Ndeshjet e fundit nuk kemi pasur ekuilibër, por ky është synimi ynë nesër. Dhe pastaj do të përpiqemi të vendosim fatin e kësaj ndeshje në Dortmund”.