“Një shock, një traumë”. Me një postim në rrjetet sociale Naike Rivelli ka njoftuar largimin e saj nga shtëpia luksoze e Romës.

Duket në fakt që vajza e Ornella Mutit kishte kohë që nuk paguante qiranë, një shifër shumë e kripur që sipas të përditshmes ‘Tempo’, arrinte deri në 80 mijë euro.

44 vjeçarja është njoftuar se duhet të lërë apartamentin në Balduina dhe ka shkruar gjithçka në Instagram: ‘Kishim rënë dakord me pronarin që ne do të iknim, ka shpjeguar Naike menjëherë në ‘Corriere dela Sera’. Pas 12 vitesh me qira në atë vend nuk e prisnim të gjendeshim në një situatë të tillë, ishte diçka shumë e shëmtuar, një traumë…Tani kuptoj se çdo të thotë të të nxjerrin me forcë… Ishte një shock për të gjithë ne.

Po flinim, unë, djali im Akash me të fejuarën, vëllai im Andrea, i cili u kthye në shtëpi vonë nga xhirimet e filmit Ridley Scott, ku koordinon aktorët, motra ime Carolina me fëmijët një dhe tre vjeç’.

Ndër të tjera nga zyra e shtypit të nënës Ornella vjen deklarata: Muti nuk jeton atje, por në shtëpinë e saj të Moskës, atë të Montecarlos dhe një shtëpi të mrekullueshme në Genova dhe mbi të gjitha nuk mund të dijë për problemet me qiranë që ka vajza e saj 44 vjeç, një person i rritur, dhe që kujdeset për veten e saj.

Vajza Naike ndërkohë është transferuar momentalisht në një hotel luksoz në kryeqytetin italian.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: