Naike Rivelli vazhdon të ngacmojë fansat e saj me foto nudo. Disa ditë më parë ajo i la të gjithë me gojë hapur me një foto ku shfaqej e zhveshur me shpinë, teksa i dashuri i saj i kapte të pasmet, duke marrë komplimente por edhe kritika. Këtë herë vajza e Ornella Mutit ndan një imazh hot, ku shfaqet sërish e zhveshur me shpinë nga objektivi, por i dashuri i saj qëndron në këmbë dhe përballë saj që e mban lart.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi që Naike ka bërë i drejtohet atyre të cilët u skandalizuan me foton e parë. Artistja tregon për të drejtën e saj për të qenë e lirë dhe për të treguar trupin e saj ashtu siç i pëlqen:’Të tronditur nga foto e parë në rrjetin social Instagram? Le të qartësojnë idetë. Unë nuk jam një influencer, nuk jam një politikane, nuk drejtoj një emision ku dikush është i detyruar të më shohë se çfarë bëj. Jam një artiste, një producente dhe një sipërmarrëse.

Gjithçka postoj në instagram e bëj për fansat e mi, që nuk i kam blerë por që më shohin dhe ndjekin sepse u pëlqej dhe sepse më duan. Jam e lumtur të ndaj gjëra dhe kohë me ata që më duan’, shkruan Naike, mbi foton e fundit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb