Radja Nainggolan pranon se ka zgjedhur Cagliarin për shkak të disa përparësive, por ai shpreson dhe beson se do t’ia dëshmojë Interit që bëri gabim q e lejoi të largohej. Mesfushori u bashkua me zikaltrit pasi u largua nga Roma një vit më parë, por me ardhjen e Antonio Conte gjërat për belgu u vështirësuan.

Ai zgjodhi të kthehet te Cagliari, ku luajti në Serie A në vitet 2010-14.

“Jam i lumtur që kthehem në shtëpi. Tani do ta sfidoj veten time, do të përpiqem të dëshmoj që Interi e kishte gabim që më la të larohem”, ka thënë ai për Tuttomercatoweb. Ai pritet të fillojë stërvitjen me Cagliari gjatë fundjavës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb