Të shumtë janë ata që mendojnë se Milani është shumë afër titullit kampion në Serie A, pasi 2 javë nga fundi udhëheq renditjen. Nuk mendon kështu ish futbollisti i Interit, Radja Nainggolan, i cili thotë se kalendari i zikaltërve është më i favorshëm dhe ka gjasë që në fund të triumfojnë djemtë e Inzaghit.

“Kalendari i Interit është më i mirë dhe mund të marrë gjashtë pikë. Atalanta është ekip i rrezikshëm për Milanin. Në çdo rast, Milani është inferior ndaj Interit dhe nëse do t’ia dilte, do të ishte falë trajnerit Pioli” – tha ai.

 

Kalendari:

Cagliari-Inter

Inter-Sampdoria

Milan-Atalanta

Sassuolo-Milan

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: