Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, foli ndër të tjera edhe për kandidimin e Najada Çomos si kandidate për deputete në listën e PS-së.

Manastirliu theksoi se Najada Çomo spikati në fushën e saj, duke shtuar se Partia Socialiste ka pranë vetes njerëz të nderuar në fusha të ndryshme.

“Profesoreshë Najada Çomo është angazhuar në mënyrë të pandërprerë për të menaxhuar pandeminë në këtë vit. Ndërsa, edhe Luljeta Bozo dhanë kontribut në fushat e tyre. Janë disa doktorë dhe doktoresha, që janë heronj e kanë mundësi të kontribuojnë nëpërmjet dijeve të tyre në parlament.

Këtu ka argument, që ka lidhje me identifikimin e njerëzve që janë të spikatur në fushat e tyre. PS ka jo vetëm këta gra profesioniste, por edhe shumë gra të tjera, që do të jenë pjesë e listës për kandidatët. Skuadra jonë ka të gjitha potencialet për të qenë ekip fitues”, tha Manastirliu.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: